Ambasada e SHBA në Ukrainë: Është krim lufte të sulmosh një central bërthmor

04/03/2022 13:29

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë ka thënë se sulmi ndaj centralit bërthamor përbën një krim lufte.

Përmes një postimi në Twitter, ambasada reagoi duke thënë se bombardimi i centralit më të madh bërthamor në Europë, e çon sundimin e Putinit një hap më tej.

 

Teksa forcat ruse vazhdojnë sulmin e tyre në qytetet kryesore të Ukrainës, termocentrali më i madh bërthamor i vendit, Zaporizhzhia, u sulmua mëngjesin e kësaj të premteje. Tashmë zjarri është shuar, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se reaktorët në termocentral janë të sigurt dhe nuk u lëshua asnjë material radioaktiv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA