Tirana nuk ndalet/ Partizani shkatërron Kukësin 5-0 dhe vazhdon ngjitjen në tabelë

03/03/2022 12:32

Tirana e kaloi lehtë pengesën Teuta në Abissnet Superiore në javën e 23 të saj. Në Elbasan Arena, bardheblutë iu imponuan kampionëve në fuqi të vendit, me rezultatin 2-0 duke shtuar problemet te skuadra durrsake në këtë sezon.

Njeriu i ndeshjes për Tiranën ishte sërish Taulant Seferi që me dy golat e kësaj sfide vazhdon të udhëheq klasifikimin e golashënuesëve të kampionatit shqiptarë me 14 gola deri tani.

Golin e parë, Seferi e shënoi në minutën e 17 teksa përfitoi edhe nga një gabim i portierit të Teutës, Dema. Në pjesën e dytë Teuta pati një shans shënimi me Lorenco Vilan por pa sukses, ndërsa në anën tjetër Tirana shënoi edhe golin e dytë që vulosi edhe fitoren e saj 2-0 me Seferin pas një assisti të Devid De Silvas.

Partizani ja del të mbyll këtë ndeshje të mesjavës me një fitore të thellë 5-0 përball Kukësit në “Air Albania Stadium”. Skuadra e drejtuar nga Dritan Mehmetit zhvilloi një ndeshje perfekte teksa regjistroi edhe fitoren e parë ndaj verilindorëve në këtë sezon.

Gjithcka nisi në minutën e 36 kur Skuka fitoi një 11 metërsh që u kthye në gol nga Kallaku. Pas 5 minutash vetë Skuka shënoi emrin në listën e golashënuesve teksa coi rezultatin në 2-0. Pa u shuar ende entuziazmi për këtë gol, të kuqt shënojnë sërish këtë radhë me Stenio Junior dhe rezultati shkoi 3-0.

Goli i vetëm i Kukësit me autor Lulajn, u anulua nga sistemi VAR, ndërsa verilindorët u hodhën në sulm për të shënuar të paktën 1 gol, në minutat e fundit ata u ndëshkuan edhe 2 herë të tjera nga Partizani që shënoi me Griseld Likan dhe Herald Markun duke shkurtuar diferencën me të në 5 pikë me ta në klasifikim.

Top Channel