Problematikat që pajisjet e identifikimit biometrik shfaqën ne zgjedhjet e 25 Prillit bëri që KQZ ti ritestonte sërish ato.
Celibashi: Është bazë e mirë për të menduar që në këto zgjedhje problemaktikat do të jenë thuajse zero.
Të dielën këto pajisje do te mundësojnë identifikimin e zgjedhësve në 941 qendrat e votimit e ngritura në 6 Bashki ku do te ketë zgjedhje të parakohshme. KQZ ka marre masat per te shmangur bllokimin e procesit.
Pelinku: Brenda dy orëve, KQZ do të realizojë zëvendësimin e pajisjes në rast se do dështojë suporti online i operatorit.
Bashkia Vorë do të jetë e vetmja që krahas identifikimit do zbatohet edhe votimi dhe numërimi elektronik.
Celibashi: Ndryshe nga 25 prillit do të kemi rezultatin paraprak sapo të mbyllen qendrat e votimit.
Në 5 Bashkite e tjera rezultati parashikohet te dalë brenda 48 orësh.
Top Channel