Presidenca ukrainase: Data e bisedimeve është ende në diskutim

02/03/2022 11:04
Ukrainian President Volodymyr Zelensky gestures during a joint press conference with French President following their meeting in Kyiv on February 8, 2022. - Ukraine's President Volodymyr Zelensky said on February 8, 2022, he expected to hold a summit soon with the leaders of Russia, France and Germany, after meeting French leader in Kyiv. (Photo by Sergei SUPINSKY / AFP) (Photo by SERGEI SUPINSKY/AFP via Getty Images)

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak deklaroi për “Reuters” se mbajtja e bisedimeve me Rusinë ishte në diskutim dhe se ishte e nevojshme për një “agjendë thelbësore”.

I pyetur për datën e një raundi të dytë bisedimesh që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj javën e kaluar, Podolyak tha se për momentin është në diskutim.

Nevojitet një agjendë thelbësore”, theksoi ai sërish.

Të martën, agjencia e lajmeve Ria Novosti, tha se raundi i dytë i bisedimeve ruso-ukrainase pritet të zhvillohet më 2 mars. Ndërkohë raundi i parë mes dy delegacioneve u zhvillua ditën e hënë në kufirin Bjellorusi-Ukrainë.

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mikhaylo Podolyak, tha: “Delegacionet ukrainase dhe ruse mbajtën raundin e parë të negociatave. Qëllimi i tyre kryesor ishte të diskutonin armëpushimin dhe përfundimin e veprimeve luftarake në territorin e Ukrainës.”

Palët kanë përcaktuar temat ku janë përcaktuar vendime të caktuara. Në mënyrë që këto vendime të të zbatohet si udhërrëfyes, palët po kthehen për konsultime në kryeqytetet e tyre.  Palët diskutuan për mbajtjen e një raundi tjetër negociatash ku mund të zhvillohen këto vendime.” Të dyja palët do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime përpara një raundi të dytë bisedimesh, i cili mund të zhvillohet në ditët në vijim, agjencia e lajmeve Reuters.

Pritjet për një zgjidhje paqësore nuk ishin të larta përpara takimit të së hënës.

Ukraina tha se donte një armëpushim dhe tërheqje ruse, ndërsa Kremlini tha se nuk do të shpallte qëndrimin e tij. Negociatorët e Rusisë kanë folur për arritjen e një marrëveshjeje që është në interes të të dyja palëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA