Rritja ekonomike në Shqipëri do vijojë e fortë. Kështu konfirmon agjencia prestigjioze “Moody’s” në vlerësimin e fundit për financat e vendit duke i dhënë notën B+.
Ekonomia jonë do të mbetet e qëndrueshme përshkruan kjo agjenci dhe rritja ekonomike ne dy vitet e ardhshme do të fiksohet në 4.5% dhe 4%, pas rimëkëmbjes së fortë në vitin 2021. Turizmi dhe kërkesa e brendshme do jenë faktorët që do nxisin këtë rritje. Konfirmimi vjen në mes të konfliktit Rusi-Ukrainë dhe krizës së çmimeve që po zhvillohet në Evropë.
Por ekonomia po përjeton një moment te rritjes se çmimeve, e cila nuk vjen si pasoje e luftës në Ukrainë, por nga inflacioni që ka dalë jashtë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Lajmi i mire sipas agjencisë së vlerësimit Moody është se inflacioni pritet të ulet në fundin e 2022. Gjithsesi pritet një shtrëngim i lehte i politikës monetare nga Banka e Shqipërisë që mund të rrisë normat e interesit, te cilat sot janë te fiksuara ne shifrën rekord te ulet prej 0.5 për qind.
Duke marrë shkas nga të ardhurat që qeveria thotë se do të grumbullojë këtë vit, pritet që të përmirësohet edhe borxhi publik i vendit që arriti një rekord historik te larte gjate vitit te pare te pandemisë në nivelin 77.6%. sipas agjencisë “Moody” borxhi pritet te bjere në 74.7% ne 2023. Premtimi elektoral i qeverisë është se brenda këtij mandati do ta dërgojë borxhin në 60%.
Si rrezik të vetëm për stabilitetin e ekonomisë Moody’s vlerëson shkallën e ulët të vaksinimit, por edhe efektet e zgjatjes së konfliktit Ukrainë-rusi që do të prekë në masë kontinentin evropian, rrjedhimisht edhe Shqipërinë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ekonomia jonë ka ekspozim të ulët nga konflikti. Kjo vjen nga disa indikatorë. Rezerva jonë valutore përbëhet nga euro dhe dollari, të cilat po e ruajnë vlerën e tyre. Bankat kanë arritur rekorde vlerash në depozita dhe tregjet financiare mbeten gjithashtu të qëndrueshme. Kjo tregohet edhe tek vlera e bonove te thesarit e cila nuk ndryshuar, pavarësisht një rritjeje te moderuar te inflacionit.
Ballafaqimi i situatës ekonomike ne vend mes Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë se Financave u bë pesë ditë pas fillimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, por raportet tona tregtare me këto dy vende ne konflikt, janë modeste.
Sipas shifrave, vendi ynë drejt këtyre dy vendeve dërgon mallra në vlera shumë të ulëta, që në raport me totalin e eksporteve qëndrojnë në 0.01% dhe 0.14%, kryesisht fruta dhe perime.
Sa i përket importeve, nga Rusia vendi merr tre produkte kryesore të cilat janë drithërat, lëndë djegëse, kryesisht karburante, dhe vajrat vegjetale.
Ndërkohë nga Ukraina marrim kryesisht drithëra dhe vajra vegjetale. Volumin tregtar me këto dy vende e kemi në masën 3%, ndërsa vendet evropiane zënë 60% me Italinë, Greqinë dhe Gjermaninë si partnerë kryesorë.
Top Channel komunikoi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Serbe, dhe sipas saj nuk pritet të ketë ndalim të eksporteve nga ky vend pasi Serbia gëzon surpluse të mëdha në rezerva gruri. Edhe në rast vendosje kuotash eksporti nga Serbia për vendet e tjera, duket se ne ndihme vjen papritur procesi i integrimit te tre vendeve te Ballkanit Perëndimor. Dhoma Serbe e Tregtisë thotë ne komunikimin me Top Channel se do të lobohet që vendet e “Open Balkan” të mbeten jashtë këtij rregulli. Por ndërkohë, tregtarët shqiptare kanë nisur të shohin në vende të tjera si Hungaria dhe Bullgaria.
Vendi ynë nuk pritet të ketë një krizë furnizimi sa i përket miellit, por çmimi pritet të shtrenjtohet, pasi tregjet ndërkombëtare kanë rritur kërkesën pas ndërprerjes së eksporteve nga Rusia dhe Ukraina.
Top Channel