Korçë/ Vendosen në punë 17 shtyllat e thyera, rikthehet gradualisht energjia në zonën e Devollit

02/03/2022 15:08

Ka përfunduar këtë të mërkurë restaurimi i linjës 35kv Korçë-Bilisht, e cila prej tre ditësh la pa energji qytetin e Bilishtit dhe një pjesë të fshatrave të Bashkisë Devoll.

Shkak i avarisë ishte thyerja e 17 shtyllave elektrike, si pasojë e motit të keq me stuhi dëbore.

Megjithë kushtet e këqija në terren moçalor dhe reshje bore që kanë vijuar gjatë këtyre ditëve, grupet e avarisë së Tl #Juglindje dhe OSSH #Korçë, sot rreth orës 13:04 vendosën në punë dy nënstacionet që furnizohen nga linja 35kV Korçë-Bilisht, NST Bilisht dhe NST Vranisht.  Deri në orën 13:20 u vendosën në punë fiderat F5, F6 dhe F7 të NST Bilisht që furnizojnë një pjesë të qytetit Bilisht dhe fshatrat përreth”.

Aktualisht janë jashtë pune fiderat F4, F8 të NST Bilisht të stakuara me defekt lokal për të cilët janë angazhuar shumë grupe pune të OSSH #Korçë, për eleminimin e defektit.

Fiderat Cangonj dhe Vranisht të NST Vranisht janë vendosur në gjendje normale duke furnizuar me energji një pjesë të fshatrave të bashkisë Devoll që furnizohen nga NST Vranisht. Në ndihmë të TL Juglindje, OSSH ka dërguar punonjës nga drejtoritë e TL Shkodër, Fier, Vlorë dhe Laç për të riparuar të gjitha avaritë në fiderat e nënstacioneve të linjës linja 35kV Korçë-Bilisht dhe rikthimin e energjisë në të gjitha zonat e bashkisë Devoll”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA