“Nuk u intereson se kush je ti, grua, fëmijë apo e moshuar! Do të të vrasin ”/ Missi nga Ukraina rrëfen situatën e rëndë

01/03/2022 17:32

Në emisionin “Shqipëria Live ”u rikthye tema e luftës Rusi-Ukrainë, e cila është në qendër të vëmendjes këto ditë në mbarë botën. Në një lidhje Live me Miss-in nga Ukraina u diskutua se si është gjendja aktualisht atje dhe si po vijonte situata.

Tashmë një pjesë kanë preferuar të largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës ndërsa disa të tjerë jo.Gjendja vazhdon të jetë e vështirë në Ukrainë dhe nuk dihet se si do të vijojnë gjërat.

Modelja Ukrainase: Ne kishim një jetë normale më parë nuk kemi prekur askënd por tani fëmijët lindin në bunker. Njerëzit nuk mund të dalin.

Flori Gjini: Si po jepet ndihma e shpejtë në Ukrainë?

Modelja Ukrainase: Kemi vullnetarë të veçantë që ndihmojnë njerëzit. Kemi plot ndihma humanitare që kanë ardhur nga vendet të ndryshme të botës. Nuk e di si punon sistemi por kushdo që ka nevojë për ndihmë e merr atë. Nuk është e lehtë të ndihmosh njerëzit në vende të ndryshme, nuk është e lehtë as për t’u larguar.

Erjona Rusi: Përse nuk është e lehtë për t’u larguar?

Modelja Ukrainase: Rrugët janë të mbushura me ushtarë rusë, janë të mbushura me sulme që ndodhin vazhdimisht. Nuk është një jetë normale është një luftë e vërtetë këtu në Ukrainë. Ti nuk e di se çfarë do të ndodhë ndoshta do dalësh edhe nuk mund ta shohësh më familjen tënde sepse dikush do të të vrasë. Nuk i intereson se kush je ti, je grua, fëmijë,e moshuar do të të vrasin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA