Qindra fermerë janë grumbulluar edhe këtë të hënë pranë pikave të aplikimit për skemat subvencionale në Lushnjë dhe Fier.

Numri i lartë i të interesuarve ka sjellë qëndrimin në radhe për orë të tëra. Shumë prej aplikantëve pohojnë se u është shtuar kostoja e rrugës nga fshatrat e largët, duke ardhur disa herë pranë këtyre zyrave dhe përsëri nuk kanë mbaruar punë.

Deri tani, kërkesat më të mëdha për skemat subvencionale janë për naftën dhe blegtorinë. Në Lushnjë, numri i aplikantëve që kanë përfunduar dokumentacionin për t’u bërë pjesë e këtyre skemave është i pakët. Në Fier, aplikantët kërkojnë më shumë sportele.

Dy ditët e para, aplikimet u blllokuan  për shkak të rënies së sistemit  e-albania, ndërsa afati mbaron më 25 mars.

Top Channel