Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar puntata e gjashtë e “Ëndërrtjerrësit”, ku është folur për emisionin investigativ “Fiks Fare”.
Në të është folur për të fshehtat dhe vështirësitë e zhvillimit të një emisioni investigativ në Shqipëri, që prej fillimit të tij e deri më sot.
Drejtori aktual i redaksisë Fillip Çakulli dhe zv. drejtoresha e emisionit Denisa Haxhiaj kanë rrëfyer vështirësitë dhe prapaskenat e emisionit investigativ përgjatë viteve. Ata kanë qenë që prej themelimit të “Fiks Fare” dhe vazhdojnë akoma sot ta mbajë në qendër të vëmendjes së publikut këtë emision me tematikat që përzgjedhin dhe trajtojnë.
Denisa Haxhiraj ka përmendur disa ndër çiftet-moderatorë që kanë drejtuar këtë emision në sezone të ndryshme ndër vite.
Ata janë: Saimir Kodra- Genti Pjetri, Marjana Konti-Edmond Tube, Andrea Stefani-Bes Kallaku, Zef Deda-Julian Deda, Agron Llaka-Koço Devole, Edi Rama- Ervina Kotolloshi, Filip Çakulli- Koço Devole, Fiori Dardha-Gent Pjetri. Së fundmi moderatorët e emisionit janë dy aktorët Devis Muka dhe Dorian Ramaliu.
Top Channel