Policia ka arrestuar dy shtetas shqiptarë pas kontrolleve të bëra në Shkodër.

Ata akuzohen për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar proceduan penalisht  shtetasit: D. V. 51 vjeç, banues në fshatin Guri Zi, dhe Q. R.  45 vjeç , banues në fshatin Gruemirë të Shkodrës,   pasi gjatë kontrollit të ushtruar shërbimet e Policisë ju kanë gjetur  dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 1300 kilogramë  duhan të thatë  dhe duhan pluhur, e mijra cigare pa dokumentacionin përkatës tatimor”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA