Donaldi dhe Beatrix janë një ndër çiftet më të komentuar të momentit. Pas mbarimit të “Big Brother VIP” fansat kanë ngritur dyshime nëse çifti vazhdon të jetë bashkë.

Donaldi hodhi një postim ditën e djeshme ku dhuroi në një “giveaway”, udhëtimin e fituar në “BBV”.

Ai ka vendosur që udhëtimin t’ua dhuroje ndjekësve të tij, bëhet fjalë për një tur me shtatë destinacione ku fituesi do të jetë çift.

Gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm”, ishte shkrimi në postimin Donaldit. Kjo shprehje është kthyer në një slogan pas vizitës tek fëmijët që u ndihmuan nga të ardhurat e shitjes së pikturës së bërë brenda shtëpisë së “BBV” .

Ky postim ka shqetësuar akoma më shumë fansat duke ngritur dyshime se ata janë ndarë vërtetë.
Donaldi mund t’i shijonte vetë pushimet çift, por ai ka vendosur ta shfrytëzojë dhuratën në një mënyrë tjetër duke kënaqur fansat.

Top Channel