Avioni më i madh në botë me krahë 120m ngrihet në mbi 5000m lartësi në Kaliforni (fotot)

25/02/2022 16:03

Avioni gjigant Stratolaunch ka kryer me sukses fluturimin e tij të dhjetë testues në shkretëtirën e Kalifornisë duke fluturuar për afro dy orë në mbi 5000 metra lartësi.

I njohur ndryshe si ‘avioni më i madh në botë’ prej gjerësisë së krahëve të tij më shumë se 120 metra, Stratolaunch u ngrit nga qendra ajrore dhe hapësinore Mojave Air në Kaliforni.

Fluturuesi në formë H-je qëndroi në ajër për një orë e 43 minuta dhe arriti një shpejtësi prej 178 milje në orë (rreth 300 km/orë), teksa objektivi i tij është arritja e shpëjtësisë 530 milje në orë, sipas krijuesve.

Autoritetet nuk kanë thënë saktësisht se për çfarë kanë si synim ta përdorin mjetin.

Në fluturimin e fundit u testuan mjetet e uljes e të ngritjes por më pas u raportua një defekt prej një çështje “vibracioni” që detyroi ndalimin e fluturimit të mistershëm.

Tre njerëz fluturuan në bordin e tij, dy pilotë dhe një inxhinier.

Projekti i avionit është nisur nga një kompani e ish-themeluesit të Microsoft, Paul Allen në vitin 2011 dhe kërkon të bëhet funksional në vitin 2023.

Krijuesit thonë se do të shërbejë për “fluturime hipersonike për klientë me pagesë”.

Allen vdiq në tetor 2018 në moshën 65 vjeçare, një vit pas fluturimit të parë të Stratolaunch.

Ashtu si shumë kompani të tjera teknologjike në SHBA edhe vlera e Stratolaunch çuditërisht është dyfishuar aktualisht në $400 milionë, sipas rrjetit CNBC.

Kompania është duke krjijuar gjithashtu Talon A, një raketë për fluturime hipersonike, e cila mund të montohet në avionin gjigant.

Avioni Stratolaunch ka dy trungje binjake dhe fluturon siç lundrojnë barkat e tipit katamaran, që kanë dy trungje lundruese të njëjta të lidhura me ura.

FOTO GALERI
2/9
Autoritetet nuk kanë thënë saktësisht se për çfarë kanë si synim ta përdorin mjetin.

Top Channel