Gjobiten me 1 milion lekë katër subjekte private në Korçë, kundërshtuan masat për parandalimin e Covid-19

20/02/2022 13:17

Katër subjekte private në qytetin e Korçës u gjobitën me shumën prej 1 milion lekë pasi u konstatua se ushtronin aktivitetin e tyre në kundërshtim me aktin normativ, të vendosur nga qeveria shqiptare me qëllimin për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në vendin tonë.

Në njoftimin për mediat, thuhet se këto katër subjekte u gjetën hapur dhe ushtronin aktivitetin e tyre  në shkelje të fashës orare.

Mësohet se në lagjen nr.5 Korçë, u konstatuan ambienti bar-restorant me administrator shtetasin M. K. dhe një ambient tjetër lokal me pronar shtetasin E. L.  Kurse, në lagjen nr. 4., u konstatua i hapur lokali me administrator shtetasin E. B. dhe gjithashtu në lagjen nr. 7, ambienti bar-restorant me administrator shtetasin J. L.

Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë vijuar me kontrollet e ushtruara në subjekte të ndryshme, për të monitoruar protokollet e sigurisë dhe zbatimin e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, citohet më tej nga njoftimi i policisë së Korçës.

Po ashtu, policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

Top Channel