31 vite nga rrëzimi i shtatores së diktatorit Enver Hoxha partia e cila solli pluralizimin politik ndodhet në një epoke te re. Por në sytë e Sali Berishës ajo është në të njëjta pozita si në vitin 1991.
“Përsëri opozita shkau në fals opozitë, u shndërrua ne pseudo-opozitë, u largua nga vlerat e saj, ndaj është e rëndësishme dhe jetike për Shqipërinë të vijojmë betejën me armiqtë e lirisë së shqiptarëve dhe trashëgimtaret e barbarive të tyre”, tha Berisha.
Betejën e parë elektorale, Sali Berisha e ka në zgjedhjet e 6 marsit. Durrësi është një ndër Bashkitë që premton garë të fortë.
“Këto janë aq sa lokale dhe kombëtare për nga rëndësia e tyre. Kërkoj besimin tuaj, votën tuaj për kandidatin tonë. Mos harroni se me Lul bravën shkohet nga humbja në humbje”, tha ai.
Koalicioni “Shtëpia i Lirisë” kërkon ta fitojë Durrësin me kandidatin e saj Ardian Muka.
Top Channel