Shpërndanin cigare kontrabandë në kryeqytet! Një i arrestuar, dy nën hetim

19/02/2022 12:40

Një shtetas është arrestuar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim për tregtim të cigareve kontrabandë.

Në pranga ka rënë 40-vjeçari me iniciale B.G., i cili siguronte duhanin kontrabandë, ndërsa është proceduar shtetësja me iniciale D.G. që i shpërndante në pika të ndryshme tabakinosh. Nën hetim është vënë dhe 64-vjeçari me inciale P.M.

40-vjeçari do të hetohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore të akcizës”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, i dënuar më parë po për këto vepra penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA