Gjykata do të vendosë nëse Trumpi do të dëshmojë në prokurori

18/02/2022 07:58

Një gjykatës në Nju Jork do të vendosë të enjten nëse ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe dy nga fëmijët e tij duhet dëshmojnë si pjesë e hetimeve civile që po zhvillon zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut lidhur me bizneset e kompanisë së familjes së tyre.

Gjyqtari Arthur Engoron i gjykatës shtetërore të Nju Jorkut në Manhatan tha se ka në plan të shpallë pasditen e së enjtes nëse Prokurorja e Përgjithshme, Letitia James, mund ta detyrojë zotin Trump, djalin e tij Donald Trump Jr. dhe vajzën e tij Ivanka Trump që të dëshmojnë në hetime.

Vendimi i pritshëm vjen pas një seance që zgjati dy orë, ku avokatët e zotit Trump e akuzuan prokuroren James se po luante me të drejtat kushtetuese të klientëve të tyre, duke kërkuar dëshmi që ajo mund të përdorë kundër tyre në një hetim penal paralel. Avokatja e zotit Donald Trump, Alina Habba, e akuzoi zonjën James për “hetime sipas qefit dhe sjellje të pahijshme prokuroriale që nuk kanë ndodhur kurr në këtë vend”, ndërsa citoi deklarata që pasqyrojnë “neverinë e ulët” të prokurores së përgjithshme ndaj zotit Trump.

“Nëse, ai nuk do të ishte ai që është, ajo nuk do ta bënte këtë”, tha avokatja Habba. “Kjo gjykatë mund të ndihmojë në ndalimin e këtij cirku”. Avokati Kevin Wallace, nga zyra e prokurores James, i hodhi poshtë akuzat. “Ata nuk kanë dëshmuar ndonjë gjë që është e padrejtë”, tha zoti Wallace. “Donald Trump”, tha zoti Wallace, “nuk është një njeri i panjohur në prokurori apo që nuk ka probleme ligjore”.

Prokurorja e Përgjithshme kërkon që fëmijët e zotit Trump të dëshmojnë deri më 18 mars dhe ish Presidenti Trump deri më 25 mars. Muajin e kaluar, zonja James tha se hetimi i saj tre-vjeçar mbi Organizatën Trump kishte gjetur prova të rëndësishme për mashtrime të mundshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA