Në Galerinë e Artit të Tiranës është çelur ekspozita me fotografi nga Japonia për 100 vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë së nisur në vitin 1922 mes dy vendeve.
Kryebashkiaku Erion Veliaj teksa vizitoi galerinë së bashku me ambasadorin japonez, tha se kjo ekspozitë personifikon marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Japonisë.
Veliaj: Kjo ekspozitë është një mundësi fantastike për të rinjtë e Tiranës dhe vjen si një kontribut i ambasadës së Japonisë në Tiranë, është një dritare, jo e madhe, por e vogël, me rreth 100 foto, për të parë pak se sa të ngjashëm jemi.
Veliaj ftoi të rinjtë shqiptarë që të shohin nga afër këtë ekspozitë me foto për të njohur më mirë Japoninë.
Veliaj: Kjo ekspozitë është si një Japoni e vogël, një kopësht japonez, ku besoj një i ri i Tiranës mund të kalojë një orë të mirë, ndaj deri të martën kur do të jetë hapur, dua të ftoj këdo që do të ketë një shije të vogël Japonie, mu në zemër të Tiranës.
Top Channel