Stuhia godet Europën, bllokohen rrugë dhe aeroporte në disa vende

17/02/2022 19:35

Stuhia e fuqishme që goditi Europën Qëndrore shkaktoi dëme të konsiderueshme edhe në Poloni.

Këto janë pamjet në fshatin polak të Dobrzyca dhe në qytetin e Krakovit. era kaloi shpejtësinë 125 kilometra në orë duke dëmtuar rëndë më shumë se 500 shtëpi, qindra pemë u rrëzuan ndërsa 324,000 familje në të gjithë vendin mbetën pa energji. Policia njoftoi se dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën kur stuhia rrëzoi një vinç në një kantier ndërtimi në Krakov edhe Republika Çeke u godit nga stuhia duke lënë pa energji me më shumë se 300,000 familje. probleme pati dhe me trafikun pasi pemët e rrëzuara bllokuan rrugët dhe hekurudhat.

Era në ceki arriti shpejtësinë 181 km/h në Snezka, mali më i lartë çek, në veri. Tre fëmijë u plagosën dhe u dërguan në spital pas një aksidenti automobilistik në jugperëndim të vendit.

Era ngriti mbulesën e një makine, duke bërë që shoferi të devijonte dhe të përplasej me një makinë tjetër. Në Holandë, erërat e forta plagosën tre persona, përfshirë një oficer policie, i cili u plagos nga çatia që kishte hedhur në erë një ndërtesë tregtare në Duiven. Aeroporti i Amsterdamit raportoi vonesa të fluturimeve, ndërsa disa udhëtime të trenave u anuluan.

Shërbimi meteorologjik i Britanisë lëshoi një alarm të rrallë të “moti të kuq” për të enjten dhe të premten, duke paralajmëruar “rrezik për jetën” nga stuhitë e forta në Anglinë jugperëndimore dhe Uellsin jugor. Irlanda paralajmëroi gjithashtu për “erërat e forta dhe të dëmshme” dhe mundësinë e përmbytjeve në bregdet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA