“Shkarkimi i Metës nga mazhoranca, produkt i injorancës”, Hazizaj: Gjykata ecën mbi shinat kushtetuese, jo interpretimet politike

17/02/2022 18:27

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj foli ashpër kundrejt maxhorancës, për vendimin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta ndërsa ishte i ftuar këtë të enjte në Top Talk drejtuar nga Denis Dyrnjaja.

Hazizaj tha se mazhoranca synonte intimidimin përmes sjelljes politike të presidentit duke e futur tek sjellja e tij kushtetuese, pasi kërkon që presidenti ta mbështesë.

Konstitucionalisti thekson se sjellja politike e maxhoranxës nuk mund të jetë e barabartë me injorancën kushtetuese.

Për shkak të nismës ligjvëbëse, sipas tij, sjellja e maxhorancës duhet të jetë më tepër kushtetuese se sa politike.

“Gjykata i është nisur faktit juridik, mbi të cilit kuvendi ose mazhoranca deshi të intimidonte përmes sjelljes politike të presidentit duke e futur tek sjellja e tij kushtetuese. Konstatonte se sjellja e presidentit  në zgjedhje ishte politike dhe jo kushtetuese. Kjo binte në kundërshtim, nuk faktonte nenet kushtetuese. Gjykata Kushtetuese i ka parë me vëmendje raportin e faktit kushtetues të veprimtarisë së presidentit me sjelljen politike. Maxhoranca aspiron për një president që përkrah mazhorancën. Kemi një konflikt të madh me maxhorancën e sotme dhe mazhorancat e kaluara. Sjellja politike nuk mund të jetë e barabartë me injorancën kushtetuese. Madje për shkak të nismës ligjvënëse, për shkak të marrjes së votës qytetare, përqendrimit ndaj qytetarëve, formatimit të ligjeve duhet të jetë më tepër kushtetuese se sa politike. Kur konstaton që ndryshimet e 2008-ës maxhorancat përmblidhen në mënyrë konike në vetëm një figurë dhe nuk ndahen pushtet. Maxhoranca nuk duhet të përziejnë misionin në raport me ligjet”, sipas Hazizaj.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese vendosi të mos e shkarkojë presidentin Ilir Meta.

Në njoftimin e saj Gjykata Kushtetuese shpjegon se “pasi verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për ngritjen e komisionit hetimor, garantimin e së drejtës së Presidentit për t`u dëgjuar dhe për t`u mbrojtur dhe duke mbajtur në konsideratë pavarësinë organizative të Kuvendit, në tërësi konstatoi se nuk ka pasur shkelje kushtetuese gjatë kësaj procedure”.

Gjatë procesit, këshilltarët ligjorë të Kreut të Shtetit e mbështetën në mënyrë të veçantë mbrojtjen e tyre, pikërisht te shkeljet e rënda që sipas tyre ishin kryer nga parlamenti që nga momenti i shqyrtimit të kërkesës së deputetëve që vunë në lëvizje parlamentin, deri në marrjen e vendimit.

Nga ana tjetër, shkeljet e pretenduara nga përfaqësuesit e shumicës socialiste, për Gjykatën Kushtetuese nuk mund të konsiderohen si shkelje të rënda të Kushtetutës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA