Balla-Berishës: SPAK akoma s’po vepron ndaj teje, i bëj thirrje të përgjigjet për hetimet

17/02/2022 11:17

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Balla i ka bërë thirrje SPAK nga Kuvendi që të përgjigjet në lidhje me hetimet për kallëzimin e bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha “për shpërdorim detyre, ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion”. Ai përmendi dhe klubin sportiv Partizani.

“SPAK-u ndaj teje ende nuk po vepron. Kuvendi i Shqipërisë në mars të 2017 ka miratuar një raport përfundimtar të një komisioni hetimor, ku edhe me votën e Metës, ti je kallëzuar penalisht për shpërdorim të rëndë detyre nga Kuvendi dhe sot un përsëri vazhdoj ti bëj thirrje SPAK dhe jo skrapit ti kthejë përgjigje kuvendit ku ndodhen këto çështje. Dua përgjigje edhe për denoncimin tim për vjedhjen e mjediseve të klubit sportiv të Partizanit. A është thirrur ndonjëherë Berisha për vjedhjen e pronave më të mëdha në mes të qytetit. SPAK ka thënë se një prokurore e ka marrë në dorë këtë çështje por sot është në nderin e SPAK të kthejnë përgjigje  për nivelin e hetimeve dhe a është thirrur ndonjëherë Berisha për vjedhjen e një prej pronave më të mëdha në Tiranë gjoja privatimin e me shumë se 100 mijë dollarë.”, u shpreh Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA