Delegacioni gjerman në Kuvend, takim me Ballën dhe Peleshin, kreu i grupit parlamentar të PS: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugëtimin europian

29/09/2026 10:26

Një delegacion gjerman ka mbërritur në kryesinë e Kuvendit bashkë me ambasadorin gjerman, Karl Bergner.

Sipas burimeve të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, delegacioni është takuar Taulant Ballën, kreun e grupit parlamentar të PS.

Ndërkohë do të zhvillohet edhe një takim me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.

Takimin me delegacionin gjerman e ka komentuar Taulant Balla i cili shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Bundestagut dhe qeverisë gjermane në rrugëtimin europian të Shqipërisë.

“Takimi me Kryetarin Anton Hofreiter dhe anëtarët e Komitetit për Çështjet e Bashkimit Europian. Mirënjohje Bundestagut dhe Qeverisë Federale për mbështetjen vazhdueshme në rrugëtimin europian të Shqipërisë. Ecim përpara drejt përmbylljes së negociatave brenda vitit 2027”, tha kreu i grupit parlamentar të PS.

Top Channel