Katër finalistët, gjatë bisedave të këtyre ditëve, teksa pak ditë na ndajnë nga fundi kanë folur për momentet e veçanta që kanë kaluar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Einxheli kujtoi netët e gjata që ka kaluar në oborr me Dj Dagz, me të cilin nisi një romancë. Pasi artisti u eliminua, moderatorja thotë se nuk ka mundur të qëndrojë vetëm në ambientet e jashtme.

Që kur ka ikur Dagzi, natën e kam shumë problem të rri këtu jashtë. Nuk rri më si kam qëndruar. Shikoja vendin ku rrinte Dagzi që ishte bosh dhe nuk më rrihej më”.

Pak netë më parë, disa nga ish-konkurrentët u bënë pjesë e shtëpisë për pak orë, kështu Einxheli pati mundësi të çmallej me partnerin e saj.

Dhe kur erdha këtu atë natë, u emocionova sepse mendova se nuk do të ndodhte më. Aty e kupton kënaqësinë kur rijeton dhe njëherë vendet ku ke qenë, ke kujtime”.

Ndërkohë, Einxheli sërish ngacmoi Donaldin, duke kujtuar se Beatrix Ramosaj refuzoi të vinte në darkë, duke thënë se që nga ajo ditë, aktori nuk duket mirë.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA