Kënga që Semi Jaupaj publikoi këtë të martë u dëgjua dhe në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Një baladë dashurie, e titulluar “Mos u kthe”, ku Semi i këndon një ish të dashuri, historinë më të cilin e quan të shkuar dhe i kërkon të mos kthehet më.

Emrin tim thuaje sot, merre dhe shkele në tokë, nuk më paske dash më së shumti në botë
A e din si është mos me u zgju dhe mos me u gzu që je gjallë
Mos u kthe, nisu dhe shko te zemra tjetër që të pret,
mos u kthe te unë se shumë më mirë pa ty jam vetë”, janë disa nga vargjet e baladës.

Teksa lëviz në një dhomë të zbrazur, Semi merr në dorë një arush që qëndronte në tokë. Sendi është i njëjti me atë që banorja i kishte dhuruar Donaldin, por pasi doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” i kërkoi t’ia kthente.

Teksti duket si një përshkrim i historisë së Donaldit. Teksa dëgjonte këngën në shtëpi, Iliri i tha aktorit se Semi “e ka me ty”, koment që e acaroi artistin.

Semi ka qenë mike e Donaldit, kur ky i fundit nisi një romancën me shoqen e ngushtë të saj, moderatoren Bora Zemani. Por pasi aktori i humorit la pas të shkuarën dhe nisi një histori me këngëtaren Beatrix Ramosaj në shtëpinë e “Big Brother VIP” miqësia mes tyre duket se ka mbaruar.

FOTO GALERI
3/15

Top Channel