Nëntë të vrarë nga bandat që godasin në funeralin e të burgosurit në Meksikë (fotot)

14/02/2022 17:19
Mes të vrarëve ishte dhe një djalë 12 vjeçar dhe babai i tij.

Sulmues të karteleve të drogës në Meksikë kanë vrarë nëntë njerëz që mbanin zi për një burrë të vdekur në burg javës që shkoi, njoftonin sot zyrtarët.

Vrasjet u kryen në dy sulme në qytetin verior të Ciudad Juárez.

Sulmuesit kishin vërshuar fillimisht brenda një shtëpie private ku miq e familjarë ishin mbledhur për vdekjen e të burgosurit, ku u vranë dy gra e një burrë.

Disa orë më vonë ata sulmuan ambjentet ku po zhvillohej funerali i të njëjtit person, ku u vranë dhe gjashtë pjesëmarrës të tjerë të ceremonisë.

Dëshmitarët thanë se sulmuesit vërshuan në shtëpinë që funksionon edhe si kishë evangjeliste, teksa prifti ishte duke mbajtur fjalën e rastit. Ata përshkruanin skenat e panikut kur banditët hapën zjarr.

Mes të vrarëve ishte dhe një djalë 12 vjeçar dhe babai i tij.

Zyrtarët nuk kanë publikuar emrin e të burgosurit për të cilin po mbahej varrimi, por prokurori tha se ai ishte vrarë të mërkurën teksa ihste i burgosur në Chihuahua.

Trupi i tij ishte kthyer më pas për varrimin në Ciudad Juárez.

Ciudad Juárez gjendet në kufirin e Meksikës me SHBA dhe është një pre4j qyteteve me numrat më të mëdhenj të vrasjeve.

Në vitin 2021, një mesatare prej katër njerëzish vriteshin çdo ditë, sipas të gjënave tëprokurorisë lokale.

Shumcia e vrasjeve lidhen me rivalitetin mes bandave të drogës që luftojnë për territor, thotë zyra e prokurorit.

FOTO GALERI
1/3
Sulmues të karteleve të drogës në Meksikë kanë vrarë nëntë njerëz që mbanin zi për një burrë të vdekur në burg

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA