Gazsjellësi rus Nord Stream 2, presidenti ukrainas: Kemi nevojë për garanci për sigurinë energjetike

14/02/2022 19:53

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë të hënë se Ukraina ka nevojë për garanci për sigurinë energjetike për shkak të rreziqeve që paraqet gazsjellësi rus Nord Stream 2 në Gjermani, duke shtuar se ai e kishte diskutuar çështjen  me kancelarin gjerman Olaf Scholz gjatë takimit të tyre në Kiev.    

Zelensky tha se Ukraina e konsideron gazsjellësin “kërcënim të energjisë dhe sigurisë për të dhe për rajonin”.

Tubacioni prej 750 miljesh u përfundua në shtator, por nuk ka marrë ende certifikimin përfundimtar nga rregullatorët gjermanë. Kur të funksionojë, tubacioni do të transmetojë gaz natyror rus nën Detin Baltik në Gjermani, duke shmangur Ukrainën.

“Ne e kuptojmë qartë se kjo është një armë gjeopolitike. Kjo është arsyeja pse Ukraina ka nevojë për garanci për sigurinë e energjisë”, tha Zelensky.

Presidenti tha se i propozoi Scholz-it që të nisë një dialog strategjik “konkret” në sferën e energjisë për të sjellë garanci energjetike dhe mbështetje efektive për Ukrainën.

“Është e rëndësishme që Gjermania të bëhet një garantues i tranzitit të vazhdueshëm të gazit përmes Ukrainës”,  tha ai.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA