Të ardhurat nga taksat e konsumit kanë mbushur arkën e shtetit edhe vitin e kaluar duke e çuar totalin e tyre në 510 miliardë lekë, rreth 693 milionë euro më shumë se në vitin pandemik 2020.

Nga këto 161.5 miliardë lekë janë mbledhur nga TVSH, taksa që paguajnë qytetarët për çdo blerje të kryer vijon të mbetet burimi kryesor për buxhetin, ku vitin e kaluar të ardhurat nga ky zë u rritën me 31.2 miliardë lekë, gati më shumë se 258 milionë euro.

Pas saj, ndikim të madh në zërin e të ardhurave e ka dhënë grumbullimi i arkëtimeve nga taksat e punës, nga tatimet për kontributet shoqërore e shëndetësore si dhe Tatimi mbi Të ardhurat Personale.

Vetëm nga taksat e kontributeve të ardhurat janë shtuar me më shumë se 81 milionë euro në buxhet, duke arritur në fund të dhjetorit të kaluar në 106.3 miliardë lekë.

Taksimi progresiv që aplikohet mbi pagat nga ana tjetër si dhe tatimi që duhet të paguajnë qytetarët për deklaratën vjetore të të ardhurave si dhe ai mbi dypunëismin, duket se ka garantuar më shumë para për buxhetin pasi totali i tyre arriti në 39.3 miliardë lekë, me një rritje prej 5.7 miliardë lekë më shumë se në 2020-ën.

Vitin e kaluar shteti ka siguruar më shumë të ardhura nga një tjetër taksë konsumi, si ajo e akcizës. Rritja e importeve të mallrave si karburantet apo produkteve të tjera që importojmë nga jashtë si rrjedhojë e zgjerimit të kërkesës si dhe shtrenjtimi i çmimeve të tyre në tregjet globale kanë bërë që doganat të arkëtojnë më shumë para rreth 51.6 miliardë lekë përgjatë 12-mujorit.

Ndërkohë, duket 2021 ka rezultuar një vit më pozitiv për fitimet e biznesit pasi statistikat flasin për rritje të të ardhurave nga tatimi mbi fitimin,  ku arkëtimet për këtë zë arritën në 36.6 miliardë lekë. Edhe pse qëndrojnë poshtë parashikimeve të Financave për vitin 2021, në raport me vitin 2020 janë rritur me më shumë se 60 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA