Beatrix ka vendosur që të mos jetë e pranishme në darkën që do të mbahej sot me banorët brenda shtëpisë së Big Brother dhe kjo për shkak të një batute të aktorit Ermal Mamaqi!

Ermali ka thyer rregullat duke sjellë informacione nga jashtë, duke përmendur edhe persona të tretë. Kështu ‘Vëllai i Madh’ i ka kërkuar të largohet nga shtëpia, ndërsa zhvillimi i kësaj batute ka mërzitur shumë Beatrix!

‘Do marrim Bora Zemanin si aktore’, u dëgjua të thoshte Ermali, ndërsa Donaldi iu përgjigj: “Kujdesu që ta paguash mirë!”.

Donaldi tha mbrëmjen e sotme se ishte një shaka që nuk u nis nga vetë ai, ndërsa u shpreh se nuk e beson që Beatrix nuk do të shkojë mbrëmjen e sotme pasi sipas tij ajo e kupton!

Aktori i ka cilësuar si ‘kunja’ fjalët e Ermalit ndërsa tha se e mori në kontekstin e shakasë!

Donaldi: Ermali e tha te dhoma e rrëfimit që ishte një shaka dhe nuk ishte informacion nga jashtë! Është e vërtetë që Triksa është mërzitur me këtë gjë?! Nuk ishte një shaka që e nis unë, nuk do iki nga tavolina, ajo ishte kunja pas kunjash. Mendoj se ajo kupton! Nuk ishte një shaka që unë hapa! Është mërzitur që është krijuar një situatë që nuk e hapa unë, jam natyre që kthej batutën dhe prapë kam qenë i rezervuar. Nëse s’do kishin qenë kamerat do kisha bërë nja batutë më shumë. Ishte Salsano që futi Triksën me batutën e tij, ishte batutë e zezë, por ishte për të qeshur. Nuk bëra diçka! Se besoj! Ishte një shaka që s’e hapa unë! Ishte një batutë që e nisi tjetër kush! Unë e mora në kontekstin e shakasë! Ishte ironi! Ça kam bërë, kaq kam thënë, paguaje mirë! Nuk më ka bërë përshtypje aq shumë nuk më intereson!

FOTO GALERI
16/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA