Banorët e mbetur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, janë pyetur se cilin prej banorëve do donin që të shkonte në finale, ndërsa ajo që nuk mundi të kalojë pa u vënë re ishte zgjedhja e Ilirit!

Iliri, tashmë një finalist, tha se donte që në finale të shikonte Donaldin dhe Arjolën, duke lënë edhe një koment pas kësaj zgjedhje: “Një për dashuri, ndërsa një prej meritrokaci”.

Nuk mungoi edhe një keqkuptim nga ana e Beniadës, e cila vendosi të ‘mos shpëtonte’ shoqen e saj Einxhel, duke zgjedhur fillimisht Donaldin dhe Monikën, ndërsa Einxhel reagoi menjëherë duke thënë: “Isha edhe unë moj!”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Beniadës, duke u shprehur se u ngatërrua dhe nuk e kuptoi pyetjen si duhej!

Kujtojmë se, në hyrje të programit të sotëm u diskutua edhe debatet e fundit mes Monikës dhe Ilirit.

Dyshja duket se nuk po gjen dot gjuhën e përbashkët të komunikimit teksa balerini iu drejtua aktores me këto fjalë: Po luan bllofin, dhe kam të drejtë ta them këtë gjë për ty, ndërsa ti për mua jo.

Kjo deklaratë ka mërzitur shumë Monikën e cila është shprehur se ‘’është në pritje që të Iliri të kuptojë gabimin e fjalëve të tij’’.

Gjatë spektaklit Iliri gjithashtu deklaroi se Monika i duhet finales por nuk beson se e meriton plotësisht ta prekë atë.

‘’Do t’i rezistoj deri në fund qëndrimit tim. Me djemtë jam ndjerë mirë sepse më kanë ndenjur afër në situatë shumë të vështirë. Unë sot nuk dua të bëj debat por gjithashtu dua të them se unë nuk di të tradhtoj’’,- u shpreh Monika.
Sa i përket marrëdhënies së tyre jashtë Monika deklaroi se do të donte që të ruante shoqërinë me Ilirin si një mundësi që ai të njohë vërtetë karakterin e saj.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA