BE vë “në grykën e pushkës” Republikën Serbe: Pasoja të rënda po tentuan shkëputjen

11/02/2022 13:40

Bashkimi Evropian e ka dënuar ashpwr veprimet e Kuvendit të Republikës Sërpska të cilat sipas tij çojnë drejt krijimit të një këshilli të ndarë gjyqësor dhe prokurorial.

Sipas BE-së ky veprim “paraqet një shkelje të papranueshme të rendit kushtetues dhe atij ligjor të Bosnje-Hercegovinës”.“Nëse ky ligj miratohet, ai do të ketë pasoja të rënda për të drejtat e qytetarëve të Republika Sërpska, do të thellojë pasigurinë ligjore dhe jostabilitetin në sistemin ligjor të vendit, dhe do të dëmtojë seriozisht perspektivën europiane të Bosnje-Hercegovinës”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga blloku europian, e cituar nga REL.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën. Njw organizim i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.Vendi qeveriset dhe administrohet sipas linjave etnike, të përcaktuara nga Marrëveshja, dhe ka një qeveri qendrore, e cila shpesh është jofunksionale.

Projektligji për krijimin e këtij këshilli në Republikën Sërpska, që ligjvënësit e mbështetën në seancën e së enjtes, është antikushtetues sepse transferon kompetencat nga niveli shtetëror i Bosnje-Hercegovinës në nivel të entitetit të Republikës Sërpska. Një vendim të tillë, pra për kalimin e kompetencave nga niveli i shtetit te një nivel më i ulët i qeverisjes, mund ta marrë vetëm Parlamenti i Bosnje-Hercegovinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA