Vdekja e dy adoleshentëve në aksidentin në Durrës/ Arrestohet dhe shoferi i çiklomotorit, ishte i dehur

10/02/2022 11:53

Vdekja e dy adoleshentëve, dy ditë më parë në Durrës, dyshohet se erdhi si pasojë e gjendjes së dehur të shoferit që përplasi çiklomotrin, por dhe shoferit që drejtonte këtë të fundit.

Drejtuesi i çiklomotorrit, djali i të cilit humbi jetën së bashku me një të mitur tjetër në aksidentin e Shkozetit, u arrestua këtë të enjte.

Të dy drejtuesit e mjeteve kanë qenë në gjendje të dehur. Specialistët e qarkullimit rrugor në Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Xhulio M., 22 vjeç dhe Sokol K., 47 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi natën e vonë të 8 shkurtit në rrugën “Bajram Tusha”, në Shkozet, lagjja nr.14 e Durrësit 22-vjeçari, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me një motomjet që drejtohej në gjendje të dehur nga 47-vjeçari.

Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi Franc K. 16 vjeç, djali i drejtuesit të çiklomotorrit dhe u dëmtua rëndë shtetasi Daniel H., i cili humbi jetën më vonë në spital. Gjithashtu, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar edhe shtetasit D. Q. dhe M. A., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA