Rreth 11 shtëpi priten të shemben këtë të martë në lagjen “5 Maji”, në një proces që është kundërshtuar me forcë nga banorët.
Ata kanë kaluar natën jashtë, ndërsa këmbëngulin se marrëveshja që bashkia ka bërë me ta nuk është e drejtë. Qytetarët kërkojnë dëmshpërblim dhe transparencë lidhur me projektet.
Banorët që preken nga projekti i lagjes së re të “5 Majit” në kuadër të rindërtimit do të përfitojnë dëmshpërblim të plotë përmes shkëmbimit me banesë në godinat e reja me të njëjtat m2 që kishin.
Ata që kanë shtëpitë e legalizuara dhe preken nga projekti i Unazës së Madhe do të shpronësohen ndërsa ata që nuk kanë dokumentacionin përkatës do të trajtohen sipas legjislacionit në fuqi.
Në total janë 102 objekte që duhen prishur për të vijuar punën me projektin e Rindërtimit, 60 prej të cilave tashmë janë prishur.
Top Channel