Një vogëlushe me pallto të kuqe u bë katalizatori i shpëtimit të më shumë se 1 mijë hebrenjve, të destinuar për kampet e përqendrimit, në filmin e shumëvlerësuar “Lista e Shindlerit”.
Biznesmeni gjerman, Oskar Shindler, e sheh atë mes turmës dhe më pas mes trupave të vdekur.Ishte kjo arsyeja që e nxit Shindler të shpëtojë punonjësit hebrenj të fabrikës së tij.
Një pjesë e rëndësishme këtij romani, ndryshe nga dokumentat dhe faktet historike, tregon për mënyrën se si funksiononte sistemi nazist dhe se si Shindleri arriti ta manipulojë dhe ta shmangë administratën e tij të frikshme… Edhe pse u arrestua disa herëi dyshuar për tradhëti ndaj kombit, ai i mbushi listat e punëtorëve të tij me emrat e fëmijëve hebrenj të kampit; duke u justifikuar dhe argumentuar në administratën naziste se vetëm duart e vogla dhe gishtat e hollë të tyre, mund të kishin rezultat “në mbushjen e predhave dhe përgatitjen e municioneve luftarake”…
Kjo është historia e vërtetë e Oskar Shindler, industrialistit që me anë të aktivitetit të tij si sipërmarrës bëri të mundur shpëtimin e 1200 hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Poloni.
DETAJET E LIBRIT
• Shtëpia Botuese: Ombra GVG
• Titulli: Lista e Shindlerit
• Përktheu: Anisa Trifoni
• Viti i botimit: 2021
• Gjuha e publikimit: Shqip
• Nr. faqe: 630
Top Channel