Me gjithë intensitetin e lëvizje diplomatike për të çtensionuar situatën e brishtë dhe prag lufte mes Rusisë dhe Ukrainës, zhvillimet ushtarake nga të dyja palët zhvillohen paralelisht.

Nga Kievi, i dërguari i Top Channel, Muhamed Veliu raportoi në edicionin e lajmeve të orës 15:00 se sipas Qendrës për Strategjitë e Mbrojtjes të Ukrainës, tre janë skenarët se si Rusia mund ta pushtojë Ukrainën.

Skenari i parë: Rusia pushton lindjen e Ukrainës deri tek lumi Dnipro dhe potencialisht pushton Kievin dhe Odesën përfshi edhe perëndimin e Ukrainës.

Skenari i dytë: Rusia ndërmerr një sulm përmes anijeve luftarake dhe bazave tokësore.

Skenari i tretë: Rusia realizon një pushtim të limituar të të gjithë zonës së Donbas, pra atë pjesë që kontrollohet pjesërisht nga ukrainasit siç janë Dontesk dhe Luhansk, duke i sjellë dëmtime të shumta ushtrisë së Ukrainës në lindje të vendit.

Pyetje: Ukraina duket e vendosur për të përballuar çdo situatë apo jo, paçka se madhësia e ushtrisë së saj është shumë herë më e vogël se ajo e Rusisë?

Gazetari i Top Channel, Muhamet Veliu bëri me dije se Garda Kombëtare, bashkë me forcat e emergjencës civile dhe njësi të tjera, janë duke zhvilluar një stërvitje masive në qytetin Prypyat që njihet si qyteti hije në zonën e ish-Cernobilit, 150 kilometra në veri të Kievit. Sipas tij, ushtria ukrainase ka nxjerrë nga depot teknologjinë e vjetër të komunikimit, pasi Rusia ka aftësi të një sulmi të gjerë kibernetik të sistemeve të saj komunikuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA