Ferdinant Rrushi do ti dorëzohet Italisë. Ky vendim u dha nga Gjykata që pranon ekstradimin e tij dhe pranon kërkesën e Italisë.

Mbas këtij vendimi të shpallur gjatë të martës, miratimi i ekstradimit do të përcillet ministrit të Drejtësisë, i cili është autoriteti final që pritet ti largoje drejtësisë shqiptare një nga protagonistet e një krimi te rende ndodhur ne nëntor 2021.

I akuzuari u zbulua fillimisht nga te afërm të viktimës që e treguan ate si njeriu i fundit me te cilin viktima u largua me një automjet. Mbas këtij momenti familja nuk dinte me asgjë per fatin e tij. Por, kur 43 vjecari Rrushi u thirr ne polici, u zbulua qe ndërkohe ndaj tij ishte prerë një mase arresti dhe ishte i shumë kërkuar bazuar ne masën e një gjyqtari paraprak ne Xhenova.

Në shkresat e dorëzuara nga pala italiane rezulton se ky shtetas është anëtar i një organizate kriminale që trafikon dhe tregton kokainë në shtetin italian.

Sakaq gjate hetimeve ne Tirane dhe këqyrjes se kamerave te sigurisë trupi i viktimës, Rruzhdi Hoxha, i cili kishte qëndruar me te dyshuarin u gjet disa dite me vone ne zonën e Qafe Mollës. Nga kontrollet ne zonën e Dajtit policia gjeti disa parcela me hashash që dyshohet se i përkisnin te akuzuarit.

Aktualisht ky shtetas është nën hetim në Shqipëri për tre vepra penale, më e rënda ajo e rrëmbimit dhe vrasjes së Rruzhdi Hoxhës dhe nga ana tjetër edhe ajo e kultivimit të drogës, si dhe e pastrimit të parave.

Ne përgjimet e italianeve dhe vëzhgimet, Ferdinant Rrushi i njohur ndryshe si Fredi shfaqet ne episode te ndryshme te dërgesave me kokaine.

Top Channel