Uzuni në fushë nga minuta e parë/ Barcelona fiton ndaj Atletico Madrid

07/02/2022 15:08

Myrto Uzunit i mjaftuan vetëm pak ditë për të bindur trajnerin e Granadës, Robert Moreno për ta aktivizuar në ndeshjen e La Liga me Realin e Madridit në Santiago Bernabeu.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare në këtë ndeshje hyri në fushën e lojës që nga minuta e parë për ta lënë atë në të 80, madje në pjesën e parë Uzunit iu dha rasti të ndëshkonte skuadrën e Ancelottiti pikërisht në ditën e debutimit të tij.

Por pavarësisht përpjekjeve të tij dhe shokëve të rinj të ekipit Granada nuk mundën dot të evitonin humbjen me Los Blancos që fituan me shifrat 1-0.
Barcelona mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Atletico Madrid duke i marrë vendin e katërt në renditje skuadrës së Simeones. Në Camp Nou skuadra e Xavi Hernandez fitoi me rezultatin 4-2 në një sfidë ku për 60 minuta zhvilloi një lojë perfekte.

Por ishte Atletico Madrid ai që zhbllokoi rezultatin teksa në minutën e 8 shënoi me Carrascon, kundërpërgjigjja e Barcelonës ishte e menjëhershme me katalanasit që barazuan me Jordi Albën.

Nuk vonoi shumë dhe Barcelona shënoi golin e avantazhit me Gavin pas një krosimi të Traore, ndërsa në fundin e pjesës së parë erdhi edhe goli i tretë me Araujon për të cuar rezultatin në 3-1. Në pjesën e dytë, Barcelona shënoi edhe golin e katërt me Dani Alves ndërsa Atletico shkurtoi diferencën në 4-2 me Luis Suarez në minutën e 58, por 2 minuta më vonë dani alves komplikoi gjërat për Barcelonën pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Gjithsesi skuadra e Xavit ndonëse në inferioritet numerik arriti të administrojë rezultatin dhe tani e sheh veten në zonën Champions në La Liga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA