‘Të tregojmë respekt për San Marinon’/ Kërkesa e Rolando Maran për skuadrën: Duhet të bëjmë ndeshje serioze
Rafael Leao gjatë muajve të verës u bë protagonist në merkaton e transferimeve. Pas një zhurme të madhe që u krijua rreth tij, në fund sulmuesi portugez u transferua nga Milani te Galatasaray në kampionatin turk.
Vetë avokati i futbollistit Antonio Leo ka folur në një event të organizuar nga SportItalia për largimin e sulmuesit luzitan nga skuadra e Milanit.
‘Në këto tratativa, gjëja thelbësore është të kesh një plan-tha Antonio Leo-plani ynë ishte që të vendosnim në fund të merkatos, pavarësisht kush ishte Galatasaray apo ndonjë skuadër tjetër; të gjitha palët e përfshira e dinin që vendimin ne do ta merrnim në fund të sesionit të merkatos, për një sërë arsyesh dhe mundësie. Kuptojeni mirë sepse në ditët e fundit të merkatos ndodh gjithçka’.
Top Channel