Mia Khalifa dërgon paralajmërim për kritikët, por pranon se ‘ata kanë të drejtë’ (fotot)

07/02/2022 15:58

Ish-protagonistja e rrjetit Pornhub publikonte dje disa foto të improvizuara para garderobës me të cilët dënonte kritikët dhe perndjekesit e saj në rrjetet sociale, edhe pse pranonte se në disa çështje ata kanë të drejtë.

Mia Khalifa shkruante se e kanë kritikuar se të pasmet i ka “me cepa,” para se të thoshte me shaka se “ata kanë të drejtë.”
Ish-aktorja ‘me drita të kuqe’ pozonte në dhomën e gjumit dhe postonte imazhet në rrjetin Instagram.

“Negativët thonë se i kam gjithë cepa,” shkruante në një prej fotove, duke e ndjekur me “ata kanë të drejtë” të shoqëruar me një emoji në formë kafke.

Ironia e saj vjen pas përhapjes së lajmeve të rreme për vdekjen e Mias në Facebook që sipas saj ishte marrë në kontroll nga hakerat.

Por shqetësimi u kthye në celebrim kur aktorja joshëse njoftoi kthimin e saj me komentin “kam ardhur nga madhështia e përtejme.”

Në mesazhin e të dielës Mia postonte një ‘meme’ të njohur me mbishkrimin: “Nuk kam vdekur akoma! Jam shumë mirë!”

Një përdorues i Twitter komentonte: “Rikthim i pabesueshëm nga madhështia e përtejme.”

Nuk dihet ende nëse llogaria e Mia ishte marrë vërtet nga hakerat apo ishte një hile për tërheqje të vëmednjes publike.

Në shakanë e vdekjes në Facebook shkruhej: “Shpresojmë që ata që e donin vërtet Mia Khalifa të gjenë ngushëllim duke vizituar profilin e saj për të celebruar jetën e saj”.

Aktorja është ankuar shpesh se ka marrë kërcenime për angazhimet e saj të mëparshme ne filmat per te rritur, kryesisht nga bashkëpatriotët nga Libani.

FOTO GALERI
1/4
Mia Khalifa shkruante se e kanë kritikuar se të pasmet i ka "me cepa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA