Londra jehonte sot nga të shtënat e topave për të shënuar 70- vjet në fron të mbretëreshës Elizabeth, e para monarke qe arrin ketë rekord.
Në mesditë njësitë e Artilerisë së kuajve qëlluan 41-herë pranë pallatit mbretëror Buckingham në qendër të Londrës.
62 të shtëna u dëgjuan një orë më vonë nga Kulla e Londrës, pallati historik ku mbahen xhevahirët e kurorës, disa kilometra më larg.
Elizabeth u ngjit ne fron ne 6 shkurt te viti 1952 kur ishte vetëm 27 vjeçe, pas vdekjes se babait te saj Mbretit Xhorxh VI.
Autoritetet kanë njoftuar katër dite festime per te celebruar shërbimin e Madhërisë se saj ndaj kombit, por kritikët kanë folur kundër shpenzimeve të ekzagjeruara ceremoniale në një kohë kur vendi përballet me rritje të çmimeve të energjisë, dhe me zemërim publik e protesta kundër masave arbitrare të koronavirusit.
Top Channel