Këngëtarja Beatrix Ramosaj ishte e ftuar ditën e sotme në ‘Fan Club’, ku ka folur ekskluzivisht për herë të parë për historinë e saj të dashurisë me Donald Veshajn, përjetimet që ka pasur pasi doli nga shtëpia më e famshme në shtëpi e deri tek krijimi i këngës së dedikuar për historinë e dashurisë që lindi brenda BBV.
Beatrix u shpreh se ka qenë e mpirë derisa u lidh me realitetin dhe botën jashtë ‘Big Brother Vip’.
“Kam kaluar disa faza pas daljes, e para ishte se isha shumë e inatosur. E inatosur se e kisha ndrydhur veten aq shumë emocionalisht, isha futur në një botë shumë të errët dhe nuk kisha më fuqi as të flisja, as të mendoja më pozitivisht. Faza e dytë ka qenë kur po vija në peshore gjërat më të mira dhe të këqija. Ditët e para kanë qenë të vështira për mua, kam qenë e mpirë komplet, ishte e vështirë të lidhesha me realitetin.
Nuk e kisha marrë me mend që lidhja do ishte në përmasa kaq të mëdhaja. Unë i dija shumë mirë ndjenjat e mia dhe e ndjeja se ndjen njësoj si unë dhe kur e ke këtë dashurinë, unë si njeri e artiste i përjetoj akoma më shumë. Jam shumë emocionale dhe për këto ndjesitë jetoj”, tha Beatrix.
Top Channel