Një gjurmë e këqyrur në një skenë krimi këtu në Kamëz dhe e krahasuar me të dhënat papilare të një vrasësi me pagesë, janë bërë shkak për rihapjen e vrasjes se Agim Bucit, i vrarë nga disa persona , që më pas janë dënuar.
Gjatë kësaj përleshjeje gruaja e tij mbeti e plagosur nga armët e zjarrit.
Teksa ngjarja është hetuar si vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen e Bucit, shkresa që konfirmon Albert Zajen si autorin e tretë iu përcoll prokurorisë në fillim të këtij muaji. Për vrasjen e Bucit nën akuzë dhe të dënuar nga shkalla e parë janë Ruzhdi Hoda dhe Vladimir Kuri, kurse Zaja , 38 vjeç rezulton i prangosur për vrasjen e dyshuar me pagesë të Shkëlzen Kastratit ndodhur në Fier.
Por emri i tij është përmendur edhe nga të dyshuarit por nuk u mor parasysh derisa dolën përgjigjet.
Vëllai i të ndjerit: Nuk është zbardhur ngjarja tamam.
Anila Hoxha: Po pse çfarë prapaskenash mund të ketë kjo ngjarje ?
Vëllai i të ndjerit: Atë nuk e dimë ne, hak nuk kemi, se kush është se dimë sepse hile si kemi kujt.
Anila Hoxha: Ti vetë e pe sa persona ishin?
Vëllai i të ndjerit: 4 vetë me makinë, kanë ardhur poshtë janë ndaluar matanë më pas ka ikur makina, kanë ndenjur pas shtëpisë dhe kanë vendosur maskat , me pas e kanë vrarë.
Njëri nga të akuzuarit gjatë gjykimit në Apel që është në pritje të rezultateve të kriminalistikës pohoi se ishte paguar për të vrare Agim Bucin. Por i vëllai i të ndjerit, Ferit Buci këmbëngul se në krim ka marrë pjesë edhe një i katërt ende i paidentifikuar.
Top Channel