Kualifikim me kosto, trajneri i Southampton i shqetësuar për Brojën

06/02/2022 10:11

Southampton mori një biletë për në fazën e 1/8-ave të FA Cup, pasi fitoi 2-1 në shtesën 30-minutëshe ndaj Conventry-t, megjithatë kostoja për këtë kualifikim mund të jetë shumë e lartë për “shenjtorët”.

Mbrojtësi Lyanco la fushën i dëmtuar që në minutën e 33-të dhe pas ndeshjes la stadiumin me paterica, duke trembur jo pak trajnerin Hasenhuttl, teksa edhe Broja kërkoi menjëherë ndihmën e mjekëve pas vërshëllimës finale.

Sulmuesi kuqezi, që asistoi edhe golin e fitores, pësoi një faull në gjysmëfushën kundërshtare dhe ndonëse qëndroi në fushë deri në fund, më pas kërkoi ndihmën e mjekëve për një dëmtim në gju.

“U munduam të menaxhojmë energjitë, por jo çdo gjë shkoi sipas planit. Shpresoj të mos kemi paguar kosto të lartë për këtë kualifikim. Lyanco është e sigurt që do të na mungojë gjatë, por edhe Broja kishte probleme në gju. Nuk na mbetet tjetër, vetëm të presim ekzaminimet mjekësore, me shpresën që të mos jetë asgjë serioze”, deklaroi trajneri Hasenhuttl, shkruan SuperSport.

Top Channel