Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer të papërgjegjshëm që tejkalon shpejtësinë e lejuar.

Në fshatin Zahaq të Pejës, policia ka kapur shoferin që lëvizte me 182 km/h në zonën ku kufizimi ishte 80 km/h.

Ai është gjobitur me shumën 300 euro.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 182 km/h (gjobitet me 300€). Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA