Muriqi debuton me gol në La Liga, dy ndeshje titullar me Mallorcan

05/02/2022 22:00

Vedat Muriqi debuton me gol në LaLiga.

Sulmuesi “dardan”, pasi u aktivizua në kohë të plotë në sfidën e Kupës së Mbretit, ndaj Rayo Vallecanos, e nisi titullar edhe ndeshjen e kampionatit përballë Cadizit, e fituar 2-1 nga ishullorët.

Shtatlarti i lindur në Prizren, iu afrua në dy raste golit me kokë (13’ dhe 35’), ndërsa në të 66-tën ekzekutoi penalltinë e dytë të fituar nga Mallorca, duke vulosur suksesin 2-1. Më herët kishin shënuar Alcaraz për Cadizin (8’) dhe Sevilla për vendasit (20’).

Për Mallorcan kjo ishte fitorja e parë që pas katër dhjetorit, kur mposhti Atleticon e Madridit 1-2 në “Wanda Metrolpolitano”.

Top Channel