Gjermania “lodhet” nga ukrainasit/ Nëse fitojnë zgjedhjet, konservatorët do shkurtojnë ndihmat për 1.2 milionë refugjatë
25/11 13:30
Një zjarr ka shpërthyer në ambasadën ruse në Filipine, ku nuk ka persona të vdekur apo të lënduar, ndërsa stafi i ambasadës dhe familjarët e tyre janë evakuuar.
Këtë e ka bërë të ditur sot Ministria e Punëve të Jashtme ruse, e cila nuk ka dhënë shumë detaje.
“Nuk pati viktima apo të lënduar, punonjësit dhe anëtarët e familjeve të tyre që ndodheshin në ambasadë u evakuuan”, njoftoi departamenti i krizave.
Ministria deklaroi gjithashtu se “zjarri në ambasadën ruse në Manila u shua”.
Më herët sot, mediat filipinase raportuan se një zjarr shpërtheu në ambasadën ruse në Manila dhe u publikua një video që tregonte çatinë e ndërtesës duke u djegur.
Top Channel