Katër qytetarë të infektuar me Covid 19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve te fundit në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë konfirmuar 1.721 raste të reja nga 8.205 testime të kryera gjithsej, ose 20.97 përqind.

Ndërkohë, janë shëruar edhe 2.704 pacientë, ndërsa raste aktive aktualisht janë 30.097.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 2,407 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Në Kosovë, aktualisht me dy doza të vaksinës janë imunizuar 807,900 persona.

Qytetarët nga mosha 12-vjeçare mund të imunizohen kundër koronavirusit, ndërkaq, personat nga mosha 18-vjeçare, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën e tretë apo atë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

Në Kosovë përdoren dy lloje vaksinash, ajo e AstraZenecas dhe e Pfizer/BioNTech.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA