20 lojtarët që kanë shënuar më shumë penallti në këtë shekull

05/02/2022 22:42

Janë zbuluar 20 lojtarët që kanë shënuar më shumë penallti në këtë shekull në kampionatet kryesore të Europës.

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, kryeson për shumicën e penalltive të shënuara në futbollin e klubeve në shekullin e 21-të, përpara Lionel Messit dhe Zlatan Ibrahimovic. Realizimi i penalltive e ka kthyer pesë herë fituesin e “Topit të Artë” drejt statusit të golashënuesit më të mire.

“PopFoot” përpiloi të dhënat se sa mirë kanë performuar lojtarët nga goditja nga pika e bardhë e penalltisë për klubet e tyre dhe Ronaldo doli në krye.

Ronaldo, që ka shënuar më shumë goditje me kokë se çdo lojtar tjetër këtë shekull, ka shënuar me sukses 128 herë penallti në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Numri i sulmuesit portugez 37-vjeçar nga goditja e pikës së bardhë pritet të jetë shumë më i lartë nëse merren parasysh penalltitë e realizuara për Portugalinë.

Pavarësisht se nuk ishte ekzekutuesi i caktuar i penalltisë nga Manchester United dhe Portugalia, shoku i skuadrës së Ronaldos, Bruno Fernandes, arriti të sigurojë vendin e tij në top 20-she.

Messi përfundoi pas rivalit në fushë, Ronaldos në renditje, me superyllin e Paris Saint-Germain që shënoi 84 herë penallti.

Sulmuesi i Milanit, Ibrahimovic siguroi vendin e tretë me 78 penallti të shënuara, ndërsa legjenda e Romës, Francesco Totti dhe Ciro Immobile dolën respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt.

Më poshtë janë 20 lojtarët më të mirë që kanë shënuar më shumë penallti në karrierën e tyre me klubet përkatëse këtë shekull:

Cristiano Ronaldo (Manchester United): 128

Lionel Messi (Paris Saint-Germain): 84

Zlatan Ibrahimovic (AC Milan): 78

Francesco Totti (në pension): 73

Ciro Immobile (Lazio): 61

David Villa (në pension): 60

Dushan Tadic (Ajax): 58

Oscar Cardozo (Libertad): 58

Ronaldinho (në pension): 57

Robert Lewandowski (Bayern Munich): 53

Frank Lampard (në pension) 51

Edinson Cavani (Manchester United): 50

Ruud van Nistelrooy (në pension): 50

Neymar (Paris Saint-Germain): 46

Sergio Aguero (në pension) : 46

Radamel Falcao (Rayo Vallecano): 44

Steven Gerrard (në pension): 42

Wayne Rooney (në pension): 40

Mark Noble (West Ham United): 40

Bruno Fernandes (Manchester United): 39

Top Channel