Sherri mes Einxhelit dhe Donaldit lëndoi Beniadën! Banorët e kritikojnë për strategji, modelja u përgjigjet me mjeshtëri

04/02/2022 22:36

Debati mes Einxhelit dhe Donaldit ka bërë Beniadën të ndihet keq, e cila është e afërt me të dy konkurrentët.

Einxhel u mërzit me modelen, që sipas saj nuk i qëndroi afër në momentet e vështirë, ndërkohë që dhe Beniada u ndje keq, pasi siç tha nuk do donte të kritikohej për karakterin që ka.

Sot, gjatë spektaklit, Beniada tha se është sqaruar me Einxhelit, ndërsa u shpreh se nuk po bën strategji.

Nuk i kam ulur dhe ofenduar asnjëherë. I kam ndihmuar dhe mbështetur. Nuk kam pasur strategji. Kur Einxhel ka pasur gabim, i kam thënë këtu nuk e ke mirë.

Kur kam parë diçka që nuk ka qenë e drejtë për mua, e kam thënë gjithmonë.

Në këtë pikë, është e vështirë. kur dy shokë zihen për një situatë që ka ndodhur jashtë shtëpisë, unë e kam të vështirë të them kush është mirë e kush keq. Por Donaldit i kam thënë për fjalët e papërshtatshme që tha ndaj Einxhel.

Unë kam qenë gjithmonë afër Einxhelit, e kam treguar me vepra, por kur zihet Einxheli me Donaldin, unë nuk kam pse të ndërhyrë”, tha modelja.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA