Banorët e 5 majit, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit u mblodhën sërish në protestë, për të kërkuar dëmshpërblim për banesat që do tu prishen për tu hapur rrugë dy projekteve, atij të lagjes së re të 5 majit dhe projektit të Unazës së Madhe.
Banorët: “Duam dëmshpërblim, të ulen me ne dhe të na japin një kontrat që të përfitojmë ne”
Nga parlamenti protesta e banorëve u zhvendos tek Ambasada Amerikane dhe përfaqësia e Bashkimit Europian.
Banorët: “Të na dëgjojë Yuri Kim”
Kryeministri Edi Rama është shprehur se banorët e 5 majit kanë marrë hakun që u takon madje disa edhe më shumë se sa u takon.
Edi Rama: Ndersa une besoj se tek 5 maji te gjitheve u eshte haku qe u takon dhe disave madje edhe me shume se sa u takon, prandaj tani duhet vetem durim dhe besim, sepse njesoj sic po ndodh me te tere ata qe po perfitojne nga Rindertimi, do ndodhe edhe me ju atje.
Të gjithë banorët që preken nga projekti i lagjës së re të 5 majit në kuadër të rindërtimit do të përfitojnë dëmshpërblim të plotë përmes shkëmbimit me banesë në godinat e reja me të njëjtat m2 që kishin.
Banorët që kanë shtëpitë e legalizuara dhe preken nga projekti i Unazës së Madhe do të shpronësohen ndërsa ata që nuk kanë dokumentacionin përkatës do të trajtohen sipas legjislacionit në fuqi.
Top Channel