Banorët e 5 majit dhe Laprakës kanë mbërritur para godinës së parlamentit, ku po protestojnë për prishjen e banesave të tyre.
Në protestë është bashkuar edhe Komisioni i Rithemelimit, më konkretisht Flamur Noka, Belind Këllici dhe Albana Vokshi. Mbetet për tu parë nëse do t’i bashkohet edhe Sali Berisha.
“Meqë flasim për ligj, e dini që ato ndërtime që po bëhen janë të paligjshme? Mund t’i verifikoni. Nuk kanë nxjerrë leje ndërtimi për t’i ndërtuar, i kanë bërë me vonesë. Zoti kryeministër, para vitit të ri inaguruar 100 shtëpia, 100 familjet e para, nuk janë aty kryeministër.
Nuk i kanë marrë shtëpitë, kështu që me publicitetin që bëni për tërmetin, atyre hajdutëve me çizme po i jepni me bollëk. Këta janë banorët. SPAK duhet të kuptojë që korrupsioni nuk vjen në këmbë t’ju thojë që jam korrupsioni. Hetojeni, verifikojeni dhe mjaft me peshk. Këta janë mish, shkoni kapini dhe bëhuni palë me të drejtën”, tha një protestues.
Në lagjen e re të ‘5 Majit’ ku zhvillohen prej ditësh protesta, pritet që të strehohen banorët e prekur nga tërmeti i dy viteve më parë. Edhe banorët që do të preken nga ky projekt do të marrin dëmshpërblim të plotë përmes shkëmbimit me një banesë në godinat e reja.
Top Channel