Donjeta Sahatçiu, kushërirë e parë e këngëtares së njohur me origjinë shqiptare Rita Ora, është emëruar dje nënkryetare e e Komunës së Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Emërimi i saj u njoftua nga nënkryetari i partisë Uran Ismaili, në një konferencë për media.

Mediat vendase thonë se Sahatçiu, megjithse është kushërirë e afërt e Rita Ora nuk ka pasur lidhje të afërta me të.

“Daily Mail” shkruante më herët se Rita, e cila tani është sensacion dhe një milionere, nuk ka kontakte me kushërirat e saj Dorotea e Donjeta të cilat jetojnë akoma në një “territor kontrovers politik në Ballkan”, siç është Kosova.

Por Sahatçiu raportohet se ka qenë prej vitesh e angazhuar në Kosovë me agjenci qeveritare e joqeveritare të tematikave liberale si promovimi i teknologjisë e digjitalizimit, rritjes së cilësisë në arsim dhe qasjes së të rinjëve në tregun e punës, ekipeve të reja start-up dhe fuqizimin e grave në fushën e teknologjisë.

Nuk dihet sesa mund të ketë influencuar kushërira e saj e famshme në impenjimet ‘ekskluzive’ të Sahatçiut.

FOTO GALERI
3/3
Nuk dihet sesa mund të ketë influencuar kushërira e saj e famshme në impenjimet ‘ekskluzive’ të Sahatçiut.

Top Channel